TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në procesin ndaj Nuredin Dumanit në Gjykatën e Posaçme, të penduarit të dosjes “Plumbi i artë”, prokurorja Doloreza Musabelliu kërkon që dëshmia e tij të bëhet me dyer të mbyllura.Kjo kërkesë ka h
Sipas prokurores së SPAK, vazhdimi i dëshmisë së bashkëpunëtorëve me praninë e mediave, dëmton imazhin dhe ka dëshmi kofidenciale, që nuk duhet të bëhen publike në media.
Kjo kërkesë ka hasur kundërshtimin nga disa prej avokatëve mbrojtës dhe vetë të pandehurit në procesin e SPAK në GJKKO, e kërkojë prezencën e mediave në sallë dhe që dëshmia të jetë publike.
I pandehuri Petrit Qoli u shpreh:
“Kam 1 vit e gjysmë në burg dhe dua që fjala ime të jetë transparente dhe të bëhet me dyer të hapura”.
Kurse avokatët deklaruan:
“Pavarësisht se në seancën e parë nuk ishte kjo kërkesë, duket e çuditshme pse prokuroria ka kërkuar një gjë të tillë. Sipas ligjit, kur dosja kalon për gjykim, nuk ka me sekret hetimor”.
I akuzuari tjetër Adrian Uzuni tha se media duhej në sallë, pasi ndaj tij janë thënë shumë gjëra nga "mashtruesi Nuredin Dumani":
“Unë jam baba i 3 kalamajve dhe media çfarë nuk ka shkruajtur për mua duke marrë për bazë fjalët e një mashtruesi. Unë dua që media të jetë në sallë dhe të dëgjojë. Dua vetëm drejtësi”.
Pasi dëgjoi palët, GJKKO u tërhoq për të marrë vendim në lidhje me kërkesat.