TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarët Ola Xama dhe Klodian Tomorri treguan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv përmasat e frikshme që ka marrë financimi i inceneratorit të Tiranës. Xama the se bashkia paguan 12 milionë euro në vit për inceneratorin.
Ola Xama: Për inceneratorin e Tiranës kemi patur disa raporte auditi, njëri shumë i mirë dhe i detajuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ku janë gjetur dy shkelje sa i takon kryetarit të bashkisë së Tiranës. Marrja përsipër e angazhimit financiar pa pyetur Këshillin Bashkiak dhe kjo ka në faqen e dytë edhe një kolonë financiare me të gjitha të dhënat se sa do të paguajë çdo vit bashkia. Erion Veliaj pasi ka bërë këtë dhe ka marrë okej nga Ministria e Financave, një pjesë e kolonës ishte financim nga buxheti i shtetit, të cilën ndër vite e kanë dhënë grant ose subvencion sipas një Vendimi të Këshilit të Ministrave. Ai ka dërguar edhe dy persona të deleguar në komisionin e dhënies me koncesion, që përfaqësojnë aty Bashkinë e Tiranës, që ishin shprehur jo kur janë pyetur nga anëtarët e tjetrë për miratimin e marrë nga Këshilli Bashkiak për draftkontratën. Këtu SPAK ka dy shkelje të Erion Veliajt. Janë shkelje penale, të shpërdorimit të detyrës apo administrative këtë duhet të na e thotë Prokuroria e Posaçme dhe nëse ka indicie më pas që SPAK të bëjë hetimin pasuror, kontrollin e banesave, marrjen e telefonit, apo të dokumentacionit pranë bashkisë së Tiranës.
Paratë për inceneratorin e Tiranës po vazhdojnë që të jepen dhe është mirë që të gjykohet inceneratori dhe të bëhet diçka me menaxhimin e plehrave për kryeqytetin sepse jemi në kushtet e shpërdorimit financiar. Shkelja që po thellohet është edhe më e madhe. Kur Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër te ajo kolona, ajo letra që të paguajë 5 milionë euro vitin e parë, 6 milionë euro vitin e dytë, 7 milionë euro vitin e tretë dhe sot po paguan 12 milionë euro tërësisht bashkia e Tiranës, shkelja vazhdon të thellohet. Pyetja për kryetarin e bashkisë së Tiranës është: si po i jep ti këto para, kur në kontratë ke marrë përsipër shifra të tjera. Kemi një shkelje të re, a po e sheh SPAK-u këtë?
Klodian Tomorri: Është një patate e nxehtë që askush nuk do ta prekë. Qeveria i ka stopuar financimet. Në vitet e para inceneratori u pagua nga bashkia dhe nga qeveria. Që kur ndodhën arrestimet në qeveri nuk ka më kurajo njeri që të kërkojë financime për inceneratorin dhe ka ndodhur çudia. Ka qenë një vit, ndoshta para tre vitesh kur një deputete e PS-së kërkoi fonde shtesë për inceneratorin që të financohej bashkia e Tiranës dhe këta thanë ku t’i gjejmë lekët, të rritim planin e TVSH-së. Tani nuk e ka më njeri këtë kurajo dhe e gjithë barra e financimit i ka rënë drejtpërdrejt Bashkisë. Nuk duan t’i futen kësaj belaje.