AKTUALITET, 16 Dhjetor 2024, 19:52

Barnat për shëndetin mendor, shqetësimi: Shqiptarët preferojnë të vetëmjekohen

Barnat për shëndetin mendor, shqetësimi: Shqiptarët

Problemet e shëndetit mendor kanë ardhur në rritje dhe paralel me to edhe sasia e medikamenteve të përdorura për trajtim. Diana Toma ish-Presidente e Urdhrit të Farmacistit vë në dukje se shqiptarët, shpesh marrin mendimin e të afërmeve dhe drejtohen në farmaci pa një recetë dhe konsultë me mjekun specialist.

Toma ngre shqetësimin që edhe në rastet kur pacientët kanë marr një recetë nga mjeku, sërish ata nuk zbatojnë skemat mbajtëse të medikamenteve.

“Sa më tabu të jetë problemi aq më e madhe është dëshira për ta fshehur, dhe për të mos  u konsultuar me mjekun ose specialistin. Dhe fatkeqësisht ende zë vend në shoqërinë tonë pjesa e  vetëmjekimit ku miku, shoku, vëllai i cili mund të ketë pasur një problem krejt tjetër dhe të rekomandon ty të njëjtin ilaç”, thotë Diana Toma.

Jo vetëm në rastet e problemeve të shëndetit mendor, por në të gjitha sëmundjet ekspertët, rekomandojnë që të bëhet konsultë me mjekun specialist i cili është i vetmi që na orienton drejt skemave të duhura të mjekimit.