TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pano Soko, përfaqësues i Nisma Thurje, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e drejtoi gishtin te qeveria e Ramës për inceneratorët. Ai tha se qeveria e ktheu kokëposhtë strategjinë për trajtimin e mbetjeve duke nxjerr në krye djegien dhe për këtë kërkoi që SPAK të hetojë qeverinë, siç bëri me ish-kryeministrin Berisha.
“Fillesa e inceneratorëve është vendimi që ka marrë qeveria me vullnet të plotë për të ndryshuar strategjinë e trajtimit të mbetjeve. E ktheu kokëposhtë. Ne e kishim ripërdorimi, depozitimi, riciklimi dhe në fund fare kishim incenerimin dhe qeveria e ktheu kokëposhtë, vuri inceneratorin të parin. Tani çdo prokurori dhe në shembullin e hetimit që po i bëjmë zotit Berisha, që po e hetojmë për një vendim që ka patur efekte dhe që ka sjellë përfitime personale për disa individë të lidhur me zotin Berisha? Atëherë, nëse ky është standardi që kemi vendosur me SPAK-un, që është sumë i mirë, për të njëjtën gjë, duhet të japë sot llogari qeveria.
Pse u ndryshua metodologjia e trajtimit të mbetjeve, cila ishte arsyeja që ne o dolëm kundër BE-së? Pra po nuk vajtëm këtu kemi lënë kokën jashtë” – shpreh Soko.