TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në hetimet që po zhvillohen në Greqi duke u përdorur edhe bisedat në SKY ECC, ka rezultuar se janë përfshirë edhe grupe kriminale shqiptare.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka bërë një skaner të përplasjeve që kanë prodhuar viktima edhe në Shqipëri.
"Autoritetet greke janë të fokusuar në identifikimin e shtetasve shqiptarë që janë krerë apo anëtarë të grupeve kriminale dhe aktivitetin e tyre e kanë në trafikun e drogave të forta, kanë derivuar edhe në ekzekutime mafioze brenda në Greqi. Gjatë vitit 2022-2023, pati disa ekzekutime mafioze, kryesisht në zemër të Athinës, personzhe që për Shqipërinë nuk thoshin asgjë por për autoritetet greke ishin shqiptarë të përfshirë thellë në trafik. Një personazh është Sandër Pema, i cili është i dënuar nga autoritetet greke për trafik të madh kokaine nga Karaibet për në BE. Kishtë ngritur strukturë kriminale nga brenda burgut dhe bashkëpunonte edhe me zyrtarë të policisë atje. Është arrestuar edhe një zyrtar i anti-drogës. Po ashtu kanë rezultuar edhe zyrtarë të tjerë të dyshuar për lidhje me grupet kriminale shqiptare. Ajo që dua të ndalem, është çfarë ka ndodhur në Shqipëri.
Kemi vetëm një rast ku Aleksandër Sadikaj, ka patur përplasje me një shtetas të identifikuar si Ari Papa, i cili është ekzekutuar në Greqi. Në SKY ECC, janë zbuluar konfliktet mes Aleksandër Sadikajt dhe Ari Papës, nuk kanë arritur ta ekzekutojnë herën e parë, për shkak të një konflikti që kishin me njëri tjetrin, Aleksandër Sadikaj, rezulton se po shkonte deri aty sa të porosiste një atentat me snajper dhe tre muaj pas këtij plani është vrarë Ari Papa në Greqi. Ky është konflikti që u intereson grekëve dhe krimet kanë ndodhur në territorin grek, janë të interesuar të zbardhin krimet që kanë ndodhur atje.
Çfarë ka ndodhur? Aleksandër Sadikaj, u ekzekutua te rrethrrotullimi i TEG. Ka patur një sagë vrasjesh dhe përplasjesh, mes Aleksandër Sadikajt dhe grupit kriminal Papa. Përkon mbiemri por nuk është i njëjti grupim. Ari Papa është nga Saranda dhe grupimi tjetër nga Fieri. Pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt, u vra biznesmeni Edmond Papaj, u bë masakra e Memaliajt, me tre të vrarë, ku dy prej tyre nuk kishin lidhje me konfliktet mes palëve, u vra një kamarier dhe një klient i rastësishëm i lokalit, ndërkohë u vra edhe një pjesëtar i familjes Kalemi. Ndërkohë më herët, Adriatik dhe Zamir Kalemi, të afërm të Aleksandër Sadikajt, kishin rënë pre e atentateve mafioze në Shqipëri dhe në Greqi.
Pikërisht ky konflikt duhet ti interesojë palës shqiptare dhe të bashkëpunojë për të idenfitikuar këtë përplasje mes dy grupeve kriminale.
Autoritetet shqiptare, duke qenë se e kanë të konfirmuar se Aleksandër Sadikaj, ka qenë përdorues i aplikacionit, por edhe persona të bashkëlidhur me të, mund të marrin të dhëna nga autoritetet franceze apo nga autoritetet në Greqi, për të zbardhur gjithë kalvarin e vrasjeve dhe ekzekutimeve. Besoj që kjo mund t’i shërbejë edhe autoriteteve në Shqipëri", tha Lala.