AKTUALITET, 17 Dhjetor 2024, 10:10

SPAK kërkoi dëshmi me dyer të mbyllura të Nuredin Dumanit, revoltohen të pandehurit e tjerë, braktisin seancën

SPAK kërkoi dëshmi me dyer të mbyllura të Nuredin Dumanit,

Pak më parë SPAK kërkoi nga GJKKO që dëshmia e Nuredin Dumanit të bëhet me dyer të mbyllura. Kjo ka shkaktuar revoltën e të pandehurve të tjerë të cilët kanë braktisur seancën.

Para se të braktisnin sallë, ata deklaruan se nuk kishin asgjë për të fshehur dhe donin që fjala e tyre të dëgjohej.

“Dua që fjala ime të jetë transparente dhe seanca të zhvillohet me dyer të hapura. Kërkoj që media te jetë prezente në sallë”, u shpreh i pandehuri Petrit Çoli.

Ndërkohë avokatët kanë theksuar se nuk ekzistojnë shkaqe të ligjshme që procesi të vijojë me dyer të mbyllura.

“Media është arbitri i dytë në këtë sallë gjykimi, pasi nuk ka shkaqe të ligjshme për të mbyllur dyert e gjykatës, kur i penduari i drejtësisë, ka dhënë më shumë se gjysmën e dëshmisë”, kanë deklaruara ata.