AKTUALITET, 13 Maj 2022, 10:36

“SPAK ka përdorur përgjimin për 129 procedime penale”- Ulsi Manja flet me shifra: Numrin më të lartë të veprave penale e zë trafiku i drogës

“SPAK ka përdorur përgjimin për 129 procedime

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka raportuar në Komisionin e Ligjeve lidhur me kompetencat për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave kundrejt Prokurorit të Përgjithshëm.

Sipas Manjës, numrin me të lartë të veprave penale e zënë ato të trafikut të drogës, me 1711 çështje.

Sipas Manjës, Prokuroria e Posaçme ka përdorur përgjimin për 129 procedime penale.

“Numrin më të lartë të veprave penale zënë ato të drogës 1711 çështje ne hetim, në gjykim  470 çështje.

Nxitje të urrejtës janë regjistruar 8 çështje penale

Lidhur me veprat penale të trafikut janë regjistruar 247 çështje penale.

Lidhur me përdorimin e metodave speciale të hetimit rezulton se  SPAK ka përdorur metodën speciale të hetimit, pra përgjimin për 129 procedime penale”, tha Manja.

BASHKËPUNIMI NDERINSTITUCIONAL

Mënyra më e mirë për të kryer hetime është edhe bashkëpunimi ndërinstitucional mes institucioneve ligjzbatuese të brendshme por edhe të jashtme

Bazuar në informacionin e dërguar nga 4 ministri, rezolutën se gjatë 2021 nga na e SPAK  janë trajtuar në total 91 kërkesa për ndihmë juridike nga autoritetet e huaja, 41 letër porosi dhe vijon ende procedura për ekzekutimin e 50 letër porosive të tjera

Nga 77 kërkesa 23 prej tyre, ose 29.87% janë kërkesa që kanë të bëjnë me trafik droge, organizim të grupeve kriminale

Bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese ka ardhur në rritje për kërkohen hetime të thella financiare.

Kërkohet shtimi i përdorimit të metodave speciale të hetimit si dhe rritjen e shkëmbimit të informacionit mes strukturave gjyqësore.

Konstatohet se numri më i madh i referime ka ardhur nga policia me mbi 33 mijë çështje.

Për krimet seksuale janë regjistruar 158 procedime penale dhe me 107 të pandehur.