TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetët e opzitës kërkuan kohë që të studionin marrëveshjen për Portin e Durrësit si dhe praninë dhe raportimin e ministres së Financave, Delina Ibrahimaj. Por, ndërsa në Komisionin e Ekonomisë, deputetët e PD-së kërkuan më shumë kohë për të studiuar materialet, maxhoranca këmbënguli në kalimin e projektligjit pa diskutime. Deputeti socialist, Erion Braçe teksa fliste për këtë marrëveshje pohoi se për këtë çështje s’ka asgjë për t’u fshehur, ndërsa debatoi me fjalor rruge me kolegun Edmond Spaho të PD, i cili përsëriti disa herë thirrjen që në komision të raportonte ministrja e Ekonomisë. Braçe nuk i mbajti nervat dhe këmbënguljes së Spahos iu përgjigj me “Ik pirdhu!”.
Shehi: Unë pyeta për një procedurë që e kërkon logjika dhe ligji. Nuk më hyn në punë shumë se pse ka ikur një investitor nga këtu në Mal të Zi. Këtu Shqipërisë i kanë ikur mijëra investitorë. Nuk është kjo filozofia mbi të cilën e ndërton punën një komision. Rruga e mbarë po i them. Nuk bëhet kështu shteti, po e bëjmë punën me ngut se po ikën. Ai nëse nuk i intereson biznesi ikën.
Shalsi: Nuk është argument ‘udha e mbarë’.
Shehi: Po nëse nuk i intereson Shqipëria, udha e mbarë.
Shalsi: Nuk e kemi luksin t’i themi rruga e mbarë. Ne jemi kthyer në lypsarë për të tërhequr investitorë në Shqipëri.
Spaho: Normale është që këtu të vijnë ta mbrojnë projektin ata që kanë firmosur, ministrja e Financave dhe zv kryeministrja. Ta kalosh këtë projekt me zv sekretaren ë Përgjithshme, me drejtorin e Portit është shumë qesharake. Na e kurseni këtë komendinë se s’kemi nevojë për të. Ne do flasim për implikimet ekonomike financiare.
Shalsi: në Konferencën e Kryeaerëve është marrë një vendim dhe titullarët më të lartë janë ftuar në komisonet përgjegjëse nuk po bëjmë ndonjë procedurë. E theksoj që tradita parlamentare.
Spaho: Po ca tradite parlamentare. E kemi dëgjuar pafund. Nëse inceneratorët janë vjedhja e shekullit kjo është vjedhja e gjithë historisë. Hidrauliku i Kryeministrisë… nuk është serioze kjo që po bëni.
Shalsi: Të të vijë turp që thua hidrauliku i kryeministrisë.
Spaho: Unë mbroj interesin e vendit.
Shalsi: Me këtë gjuhë aspak etike.
Spaho: Ju jeni hajdutër të paskrupullt e më tregon mua etikën.
Shalsi: Gjuhë aspak etike. E kuptoj që ke ardhur …
Spaho: Po vidhni për të ndërtuar pallate, për të shitur Rama pallate.
Shalsi: E kuptoj që e keni humbur qetësinë nuk keni faj është miomenti për të celebruar ardhjen e një investitori të madh
Spaho: Që vjedh bashkë me ju, ju jeni hajdutët më të mëdhenj se atë e keni maskë
Shalsi: Ai që do të të hapë ty sytë si investitor. Kam një kërkesë, mbaji mend këto që po thua. Të paaftë për të analizuar. Nuk është në nderin tonë me akuza e ofendime si ato në hyrje të celjes së disktuimeve
Spaho: Ju ka shkel Edi Rama me këmbë.
Tabaku: Nga e dini ju që kemi lexuar apo jo, kërkesa për të thirrur këtu dy ministra është shumë normale, duam të dëgjojmë personat politik që kanë negociuar.
Braçe: Këtu nuk ka asgjë për të fshehur, sa kohë që këtu kanë ardhur…Fole ti, a të flas unë. Ka mundësi të dëgjosh po deshe, të lutem mos më ndërhy. Sa kohë që këtu kanë ardhur ligj marrëveshje për Marinën, marrëveshje zhvillimi, plan financiar fizibiliteti, koordinata, marrëveshje kuadër për jahtet, plan biznesi, masterplan e të tjera me radhë dhe nëse ka dhe të tjera unë do ju lutesha të vijnë të gjitha, pikërisht për këtë arsye mendoj se nuk ka asgjë për të fshehur.
Spaho: Të vijë ministrja.
Braçe: Ik e pirdhu. Të vijë ministrja thotë. Për çfarë të vijë, që të shash ti?
Spaho: Nuk e shaj unë. Të japë përgjigje. Ka përgjegjësi penale kjo punë.
Braçe: Po boll ore. Do vijë këtu por jo për ta sharë ti. Sa ke hyrë këtu vetëm ke sharë.
Spaho: Ka procedura.
Braçe: Me gjuhën e Sali Berishës mos hajde më këtu. Po boll ore. E dua ministren që ta shaj.
(Braçe i bie tavolinës disa herë)