AKTUALITET, 31 Mars 2022, 10:11

Sot në Kuvend, Akt Normativ për ndryshimin e Buxhetit të vitit 2022

Sot në Kuvend, Akt Normativ për ndryshimin e Buxhetit të vitit

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar dhe miratuar 10 pika të rendit të ditës.

Punimet nisin me një interpelancë me Ministren e Bujqësisë Frida Krifca, kërkuar nga deputeti Zef Hila.

Ndërkohë, në pikën e dytë të ditës kërkohet miratimi me Akt Normativ i ndryshimeve dhe shtesave në ligjin për Buxhetin e vitit 2022. Në relacionin shoqërues thuhet se "ky rishikim i buxhetit 2022, i cili propozohet me këtë akt normativ, ka si synim kryesor akordimin e mbështetjes buxhetore për sektorin e energjisë, prej 20 miliardë lekësh; Financimin e një fondi për paketën e rezistencës sociale ndaj pasojave të krizës, prej 6 miliardë lekësh;  Reflektimin në kahun e të ardhurave të një rritjeje në masën 10 miliardë lekë." 

Në pikën 3 do të diskutohet miratimi i një akti normativ për ndryshim në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Po sot, parashikohet votimi për të zgjedhur dy anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, znj. Natasha Ahmetaj dhe z. Anastas Angjeli.

Sot në Kuvend, Akt Normativ për ndryshimin e Buxhetit të vitit

Sot në Kuvend, Akt Normativ për ndryshimin e Buxhetit të vitit