AKTUALITET, 31 Mars 2022, 09:38

“Je i paftuar”, nis me debate mbledhja e grupit parlamentar të PD, Berisha i përgjigjet Alibeajt: Duhet të pranoni realitetin

“Je i paftuar”, nis me debate mbledhja e grupit parlamentar të

Ka nisur me debate mbledhja e grupit parlamentar të PD. Kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj ka nisur fjalën e tij në mbledhje, ku ndërkohë në sallë është paraqitur Sali Berisha.

Mësohet se Alibeaj i është drejtuar Berishës me fjalët: “Nuk je i ftuar”.

Ndërkohë, ish-kryeministri është përgjigjur: Duhet të pranoni realitetin.

Deputetët e pranishëm:

Luan Baçi

Edmond Spaho

Tritan Shehu

Flamur Noka

Bledian Nallbani

Selaudin Jakupllari

Kasteiot Piroli

Belind Këlliçi

Sorina Koti

Ervin Salianji

Dhurata Cupi

Arbi Agalliu

Luciano Boçi

Edi Paloka

Isuf Çela

Dashnor Sula

Gerta Bardeli

Xhelal Mziu

Enkelejd Alibeaj

Flamur Hoxha

Agron Shehaj

Lefter Geshtenja

Tomor Alizoti

Helidon Bushati

Gazment Bardhi

Zef Hila

Ramadal Lika

Albana Vokshi

Eralda Tase

Oerdi Bylykbashi

Bujar Leskaj

Andi Ulliri

Lindita Metaliaj

Sali Berisha

Saimir Korreshi

Ina Zhupa

Emilja Koliqi

Jorida Tabaku

Sakaq, kujtojmë se pas dorëheqjes së Bashës nga posti i kryetarit, drejtimin e PD e mori Alibeaj, ndërkohë që pak ditë më vonë Gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Me njohjen e këtij statuti, u njoh edhe grupi i Rithemelimit të PD-së si dhe vendimet për shkarkimin e drejtuesve demokratë.

Pas këtij vendimi, Grupi i Rithemelimit shkoi në selinë e PD, ku kërkoi që të uleshin për bisedime me drejtuesit demokratë, në qëllim të bashkimit të demokratëve.