AKTUALITET, 9 Qershor 2022, 11:36

Dje u takua me Niko Peleshin, sot ministri i Mbrojtjes së Greqisë rezulton pozitiv me Covid-19

Dje u takua me Niko Peleshin, sot ministri i Mbrojtjes së Greqisë

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Panagiotopoulos ka rezultuar pozitiv me koronavirus, një ditë pas takimit me homologun shqiptar, Niko Peleshi.

Mediat në shtetin helen shkruajnë se Panagiotopoulos u diagnostikua sot pozitiv me koronavirus, pasi iu nënshtrua një kontrolli mjekësor.

Sot shtetin grek do të vizitojë ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Dragomir Zakov, i cili do të pritet në takimin dy palësh nga zëvendësministri i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Hardalias.

Një ditë më parë Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Peleshi po zhvillon një vizitë dy ditore në Greqi me ftesë të homologut të tij, Nikolaos Panagiotopoulos.

Dje u takua me Niko Peleshin, sot ministri i Mbrojtjes së Greqisë

Gjatë takimit të djeshëm dy zyrtarët diskutuan mbi sfidat aktuale të sigurisë, me fokus të veçantë mbi situatën në Ukrainë, pasojat e mundshme mbi sigurinë në rajon, procesin e integrimit euro-atlantik dhe angazhimet e përbashkëta në kuadër të NATO-s dhe rajonale.

“Takimi ndërmjet dy delegacioneve u zhvilluan në një frymë tepër miqësore, ku u ndanë mendimet dhe idetë e tyre për të zhvilluar dhe intensifikuar më tej bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes, duke u fokusuar në fushat e arsimimit dhe edukimit ushtarak, shëndetësi, stërvitjet e përbashkëta si dhe angazhimet në rajonin e Ballkanit”, tha ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.