TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa të dielën mbahen zgjedhjet në Himarë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim së bashku me kandidatin socialist për këtë bashki, Vangjel Tavo.
Ai tha para të pranishmëve se në fund të tetorit të gjitha shtëpitë në Himarë do të jenë të regjistruara.
“Ka nga ata që nuk kanë lidhje fare me Himarën, por kanë shfrytëzuar pushtetin e mëparshëm, për t’u marrë pleqve dhe plakave kontratat, ‘o ma jep mua gjysmën, o s’do të të regjistrohet kurrë” etj etj. Me kohën të paktën që jemi ne, këto gjëra mund të kenë vazhduar, por fakti që pronat e familjes sime, për të cilat unë nuk kam, nuk jam i interesuar. Unë kam trashëguar vetëm studion e tim eti, që mund të bëj një muze të vogël në nder të tij, sepse është e padrejtë, ndërkohë që deri në fund të tetorit të tëra shtëpitë do të jenë të regjistruara. Mund të jesh në Australi dhe e merr. Me Vangjelin kemi folur që më pas do fillojmë me pjesën tjetër. Dua të shpjegoj vetëm një gjë. Nuk ka ndodhur kjo për shkaqe nga ato që thuhen për shamata e pushtet, që duan të bëjnë atë për të cilën akuzojnë të tjerët… nuk ka këtu histori ekstremistësh në kuptimin politik, ata që e përdorin, e bëjnë për interesa materiale. Nuk diskutohet! Por, ju kam thënë, edhe këtu problemi është i menaxhimit të pronës në kuptimin e hartave.”, tha Rama.