AKTUALITET, 2 Mars 2022, 16:26

“Ata mund ta hanin të gjallë 7 herë në ditë”- Rama tregon njohjen me kandidaten e PS-së në Lushnje: Ishte sherr i madh mes 4 burrave, por ajo…

“Ata mund ta hanin të gjallë 7 herë në

Kryeministri Edi Rama ka treguar për herë të parë njohjen me kandidaten e Partisë Socialiste për Bashkinë e Lushnjës, Eriselda Sefa.

Rama tha se e ka takuar për herë të parë në vitin 2011 në zgjedhjet vendore ku duhet të zgjidhej kandidati për Komunën Allkaj.

Ai tha se ishte një situatë ku 4 burra kandidatë po ziheshin me njëri-tjetrin kush do ishte përfaqësuesi i PS-së, ndërkohë që sipas tij Eriselda Sefa u paraqit për t’u zgjedhur.

Kryeministri tha se në ato zgjedhje, Sefa nuk u zgjodh, por ajo nuk u dorëzua dhe sot ajo përfaqëson PS-në për Bashkinë e Lushnjës.

“Eriseldën e kam njohur për herë të parë në vitin 2011 në komunën Allkaj bëhej një sherr i madh mes 4 burrave, donin të gjithë të ishin kandidatë kryetar komune. Kujtova në fillim se ishte vajza e njërit prej tyre, por ajo tha se ishte kandidate. Kandidate mes atyre, ata mund ta hanin të gjallë 7 herë në ditë, por ja ku është sot.

Ajo nuk u vendos si kandidate atëherë, por nuk u dorëzua, u përkushtua dhe gjërat erdhën në mënyrë të atillë që është me gjithë bindjen tonë që është kandidatja e duhur për Lushnjën për të kaluar në një fazë tjetër komunikimi”, tha Rama.

Kryeministri komentoi dhe kandidatët e opozitës, teksa tha se njëri përfaqëson “bravën”, kurse tjetri “bishtin e varesë”.

“Ne datën 6 kemi një palë zgjedhje ku ka disa kandidatë. Por fakti që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë bravën dhe bishtin e Varesë, i skualifikon në sytë e mi dhe mendoj se duhet t’i skualifikoje në sytë e çdo qytetari përkundër Eriseldës që nuk është e rënë nga qielli, por është një vajzë e ardhur nga kjo tokë në një rrugëtim që e ka nisur shumë vite më parë dhe ku ka hedhur hapat, duke e pasur ambicien dhe vullnetin pa qenë vajza e dikujt me një mbiemër të famshëm apo dikush që e ngritëm në manjë nga hiçi.

Një vajzë e kësaj zone e cila në këto pak kohë ka treguar se di ti shërbej këtij komuniteti dhe di të jetë dikush që s’i ndan njerëzit në miq dhe kundërshtarë, por i vlerëson të gjithë si qytetarë”, tha Rama.