TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analist Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka pyetur Roland Bejkon, kandidatin e PD-së së vulë për Bashkinë e Tiranës, se përse Edi Rama nuk e sulmon kurrë edhe pse e ka "kundërshtar" dhe mediat pranë qeverisë, transmetojnë aktivitetet e tyre papushim.
Pjesë nga biseda:
Neritan Sejamini: Si shpjegohet, që ju nuk sulmoheni kurrë nga Edi Rama? Po kështu mediat e zotit Rama, pasqyrojnë aktivitetet tuaja, dhe jo të Këlliçit.
Roland Bejko: Kjo çështje nuk më përket mua. Jam në aktivitete, nuk e kam parë as vetë sa televizione më transmetojnë. Berisha, Meta dhe Rama janë bashkë. Kam thënë kudo që janë bashkë. Ditën zihen për demokracinë, pastaj ndajnë gjërat. Kanë të njëjtët oligarkë pas vetes, Samirin, Cetin, Bashkim Ulajn.