TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armand Shkullaku e konsideron procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, si më të turpshmin në historinë e Shqipërisë.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Shkullaku renditi të gjithë hallkat e procesit, ku socialistët dhe qytetarët, supozohet se kanë propozuar emra, por asnjë prej tyre nuk është bërë publik dhe Presidentin do ta zgjedhë Edi Rama i vetëm.
Shkullaku deklaroi gjithashtu se deputetët e PS, kanë shënuar masivisht emrin e Edi Ramës si kandidat për President, edhe pse e dinë se nuk e lejon Kushtetuta, por "për të qenë brenda".
"Ky proces ësht më i turpshmi në historinë e Shqipërisë. Ky tha që të votojë grupi parlamentar dhe të shënojnë tre emra. Kjo u bë me idenë që këto do të diskutohen. Nuk dolën fare në publik. Doli një adresë dhe u bë thirrje të shkruajë populli. Nuk doli asnjë emër as nga kjo. Votoi shtëpia e Ramës, votoi publiku nga shtëpia e vetë, në fund e cakton produksioni, pra Edi Rama.
Të angazhosh publikun, partinë, të fusësh gjasme edhe opozitën dhe deri sot të mos kemi emra… Ma tha njeriu në PS, që të gjithë emrin e parë kishin vendosur Ramën. E dinin ata që nuk e lejon Kushtetuta, por kanë thënë, të jemi brenda…
50 fletë votimi kanë patur emrin e Ramës. Ju sfidoj, të nxjerrin fletët e votimit. I kam unë!", tha Shkullaku.