AKTUALITET, 2 Qershor 2022, 21:52

"Bashkimi i PD nuk bëhet me vullnet nga lart"/ Shkullaku: Në momentet më të vështira, Berishën e mbështetën vetëm militantët!

"Bashkimi i PD nuk bëhet me vullnet nga lart"/ Shkullaku: Në
Armand Shkullaku në TPZ

Armand Shkullaku thotë se bashkimi në Partinë Demokratike nuk mund të vijë me vullnet dhe urdhër nga lart, por mund të jetë vetëm një proces që vjen natyrshëm. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Shkullaku kujtoi faktin se Sali Berisha u mbështet vetëm nga militantët, pas përjashtimit nga grupi parlamentar dhe u la vetëm nga gjithë të tjerët, ndaj rikthimi i tij nuk është rezultat i konjukturave por i bazës. 

"Bashkimi nuk bëhet me vullnet nga lart. Ai duhet të vijë natyrshëm. Në momentet më të vështira kur Berisha ishte vetëm, nuk ka nevojë të sjellim në vëmendje çfarë gjuhe u përdor dhe çfarë ndodhi në 8 janar. Kur Berisha nisi lëvizjen për Foltoren të vetmit që i dolën në krah ishin militantët e PD. Ata nuk pranuan që PD të bënte lojën e Ramës për të përçarë opozitën.

PD thoshte masakër zgjedhore dhe shkuan në parlament si qingjat dhe votonin zgjatjen e vettingut.

Ringritja e Berishës, rikthimi i politikanit Berisha, nuk është frut i konjukturave dhe interesave, por i mbështetjes që gjeti te elektorati.

Jam dakord që mund të ishin shtyrë zgjedhjet e drejtuesve të degëve, por PD një pjesë e tyre, shkuan në gjykatë. Çfarë garancie kishte Berisha që në tetor, nuk do të dilte Gazi dhe Alibeu dhe do të thoshte gjykata na e dha ne vulën? Do të bënte prap Foltore ai?

Edhe koha kishte një farë rëndësie për Sali Berishën. Ai kishte përgjegjësi edhe para demokratëve që e rikthyen.

Berishën e rikthyen ata që janë poshtë, jo ata që shkojnë përballë Taulant Ballës për të zgjedhur presidentin", tha Shkullaku.