AKTUALITET, 2 Qershor 2022, 21:58

Policia aksion blic në Elbasan, kontrolle makinave me xhama të zinj. Në kërkim të…

Policia aksion blic në Elbasan, kontrolle makinave me xhama të zinj.

Mbrëmjen e kësaj të enjteje policia ka zhvilluar një aksion blic në qytetin e Elbasanit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Policia e Elbasanit, Forcat e Posaçme Shqiponja, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme, Policia Rrugore, kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në qytet për kapjen e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri, me lëndë narkotike.

Po ashtu në fokus kanë qenë edhe kapja e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me xhama të zinj të paçertifikuar, apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur.

Kontrollet e befasishme vijojnë në të gjithë qarkun.

Policia aksion blic në Elbasan, kontrolle makinave me xhama të zinj.

Policia aksion blic në Elbasan, kontrolle makinave me xhama të zinj.