AKTUALITET, 10 Tetor 2022, 10:23

Shtrenjtimi i çmimit të apartamenteve, Silva Caka krahason të dhënat me BE-në: Tirana pastron vetëm paratë e krimit ndërkombëtar

Shtrenjtimi i çmimit të apartamenteve, Silva Caka krahason të

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, ka reaguar lidhur me të dhënat e publikuara në një shkrim të Revistës Monitor, për shtrenjtimin e çmimeve të apartamenteve në Tiranë me 40% brenda një viti.

Krahasuar kjo me BE, ku sipas të dhënave, 48% janë shtrenjtuar në 12 vite.

Kjo sipas Cakës, sepse Tirana “pastron vetëm paratë e krimit ndërkombëtar!”.

Postimi i plotë:

Në BE çmimeve të shtëpive, iu deshën 12 vite të rriteshin me 48%; Në Tiranë u desh vetëm 1 vit, që çmimet e shtëpive të rriten me 40%. Pse?!

Sepse Tirana pastron vetëm paratë e krimit ndërkombëtar!

Erion Veliaj si kryetari i parave të pista, e ka kthyer Tiranën në një qytet të pajetueshëm për të rinjtë, studentët, familjet e reja dhe ato me të ardhura mesatare. Askush nuk është më i sigurtë në Tiranë!