AKTUALITET, 9 Tetor 2022, 20:26

SHBA rezolutë që dënon sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë/ Xhaçka: E rëndësishme që Irani të mbahet përgjegjës për veprimet e tij

SHBA rezolutë që dënon sulmet kibernetike ndaj

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka përshëndetur rezolutën e SHBA-së për të dënuar sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë.

Në një postim në Twitter, Xhaçka shkruan se është thelbësore që Irani të mbahet përgjegjës për veprimet e tij.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Mirënjohës për Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes, Lisa McClain për paraqitjen e rezolutës që dënon sulmet kibernetike kundër Shqipërisë. Është thelbësore që Irani të mbahet përgjegjës për veprimet e tij. Ne mirëpresim mbështetjen e Kongresit të SHBA-së dhe përgëzojmë punën e Grupit Parlamentar të Shqipërisë.