TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me nëntë vite burg të ish-kreut të Njesisë Administrative Ungrej, Gëzim Kola, të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.
Sipas Panorma, dy personat e tjerë që dyshohet se ishin të përfshirë, është pushuar çështja.
Më konkretisht, për shtetasin Kastriot Luka është pushuar çështja për shkak se ka ndërruar jetë, ndërsa për Gjergj Ndrecën, nuk është arritur të provohet përfshirja e tij në këtë aktivitet.
Pjesë e kësaj dosje është edhe kryeplaku i fshatit Ungrej Zef Boci, por çështja ndaj tij është veçuar dhe po gjykohet në Gjykaten e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.
Pavarësisht se prokuroria ka kërkuar nëntë vite burg, shtetasi Gëzim Kola ndodhet në arrati.
Kujtojmë se hetimi nisi pas zbulimit dhe asgjësimit të rreth 4 mijë bimëve kanabis sativa nga Forcat Speciale RENEA në qershor të vitit 2021 në zonën e Ungrejt në Lezhë.