AKTUALITET, 9 Tetor 2022, 18:25

Braimllari: Komision hetimor për të gjitha shkeljet e Veliajt!

Braimllari: Komision hetimor për të gjitha shkeljet e Veliajt!

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, shkruan përmes një statusi në rrjete sociale se banorët e Kodrës së Priftit po përballen me pabesinë më të madhe të Erion Veliajt.

Braimllari shprehet se Tirana do t'i kthehet qytetarëve dhe Bashkia Tiranë do t'i nënshtrohet llogaridhënies e transparencës. Më tej ai thekson se gjurma e segmentit Shkozë-Kodra e Priftit qëllimisht është spostuar duke rrezikuar shembjen e mbi 40 banesave.

Kjo sipas tij po bëhet për të dëshpëruar shqiptarët që të largohen nga vendi dhe të lirohen territore për pallate shumëkatëshe të klientëve të Erion Veliajt.

Statusi i Braimllarit

Tirana do ti kthehet qytetarëve. Bashkia Tiranë do ti nënshtrohet llogaridhënies dhe transparencës. Komision hetimor për të gjitha shkeljet. Qytetarët do të vendosin.

Banoret e Kodrës së Priftit, segmenti Shkozë-Kodra e Priftit po përballen me pabesinë më të madhe të Erion Veliaj. Gjurma e segmentit qëllimisht është spostuar duke rrezikuar shembjen e mbi 40 banesave.

Arsyeja është e qartë prishen banesat e banorëve për ti varfëruar, dëshpëruar dhe larguar nga vendi dhe lirohet territore për pallate shumëkatëshe të klientëve të Erion Veliaj.

I njëjti skenar në emër të zhvillimit të Qytetit goditen pabesisht qytetarët e pafajshëm.

Qytetarët në emër të zhvillimit nuk kanë ndërtuar aty nga viti 1991 deri në vitin 2022 për ti lënë mundësi zhvillimit por Erion Veliaj sposton gjurmën dhe shkon tek banesat e qytetarëve sepse nuk ka interes zhvillim, por shkatërrimin ekonomik, psikologjik dhe shpopullimin e familjes në Tiranë.