AKTUALITET, 10 Tetor 2022, 09:28

Saimir Tahiri do të dalë sot para Gjykatës, ish-ministri kërkon njohjen e kohës së paraburgimit

Saimir Tahiri do të dalë sot para Gjykatës, ish-ministri

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili po vuan dënimin e formës së prerë në burgun e Kosovës të Lushnjës, pasi është dënuar për shpërdorim detyre, do t’i rikthehet sërish dyerve të Gjykatës.

Tahiri i ka dërguar sërish një kërkesë Gjykatës për njohjen e kohës së paraburgimit.

Ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan do të mblidhet në orën 13:30 për të shqyrtuar kërkesën, ndërkohë që ka kërkuar që të jetë prezentë edhe Prokuroria e Elbasanit, e cila do të përfaqësohet nga Prokurori i Ekzekutimeve penale.

Gjyqtarja për kërkesën e Sajmir Tahirit është Pajtime Fetahu.

Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti.

Kjo Gjykatë rrëzoi dënimin me shërbim prove duke e dërguar në burg ish-ministrin.