TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se forca politike që ai drejton do të jetë një faktor vendimtar në zgjedhjet e ardhshme vendore në Këshillat Bashkiak.
Meta ka paralajmëruar se Këshilli i Bashkisë së re do të nisë punën e tij me Komisionet Hetimor, të cilat do të evidentojnë të gjithë shkeljet ligjore dhe abuzimet që janë bërë gjatë asaj që ai e quan “mbretërimi monist dhe kriminal i sektit të Rilindjes në këto vite”.
“Partia e Lirisë do të jetë faktor vendimtar në zgjedhjet e afërta vendore në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Arroganca dhe “devijimet” e projekteve urbanistike për llogari të ortakëve të dyshes Rama-Veliaj do të marrin fund përgjithmonë.
Këshilli i Bashkisë do të nisë punën e tij me Komisionet Hetimore për të gjitha shkeljet ligjore dhe abuzimet e bëra gjatë “mbretërimit” monist dhe kriminal të sektit të “Rilindjes” këto vite”, thekson Meta.