AKTUALITET, 9 Tetor 2022, 19:26

“Durrësi i paduruar për ndryshim”/ Meta takim me të rinjtë e Partisë së Lirisë: Gati për ta nisur javën me energji të reja

“Durrësi i paduruar për ndryshim”/ Meta takim me të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim sot me të rinjtë në qytetin e Durrësit. Meta ka publikuar në rrjete sociale, disa foto nga takimi me të rinjtë e strukturave të PL-së në Durrës.

Ish-Presidenti shkruan se qyteti bregdetar pret me padurim një ndryshim.

Kujtojmë që vetëm disa javë më parë, Meta u kërkoi të gjithë strukturave të PL-së të organizohen në aksionin e tyre opozitar, duke vijuar me denoncime për çdo problematikë.

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi të dëgjoja mendimet dhe idetë e të rinjve dhe drejtuesve të Partisë së Lirisë të Durresit. Gati për ta nisur javën me energji të reja! Durrësi i paduruar për Ndryshim!