AKTUALITET, 11 Tetor 2022, 22:32

Deputeti i PS: Policia dhe IKMT kanë bërë syrin qorr për ndërtimet pa leje në Tiranë

Deputeti i PS: Policia dhe IKMT kanë bërë syrin qorr për

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia thotë se ka qenë kritik ndaj policisë së shtetit, asaj bashkiake dhe IKMT lidhur me mënyrën si kanë vepruar për ndërtimet pa leje në zonat urbane dhe ato rurale.

Në një intervistë për Euronews Albania, Qefalia u shpreh se shpesh punonjësit e IKMT kanë ndëshkuar banorë të zonave rurale për rregullime të vogla të banesave, ndërsa kanë mbyllur sytë para ndërtimeve pa leje në mes të Tiranës

Sipas Qefalisë, fakti që mazhoranca dhe kryeministri e konstatoi duke e rregulluar me ligj çështjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet, tregon vullnetin e qeverisë për të mos e lejuar këtë fenomen të paligjshëm.

“Në shumë raste kam qenë kritik ndaj policisë së shtetit, policisë bashkiake dhe IKMT që rendin ndaj banorëve të zonave rurale për ndërtim të një çatie dhe kanë bërë syrin qorr për ndërtime në mes të Tiranës. Është një gjë e konstatuar me të drejtë nga mazhoranca dhe kryeministri dhe e rregulluar me ligj. Nuk mund të përgjithësojmë këtu të gjithë policinë por për përgjegjësit ndëshkimi do të jetë real. Nëse do ishin lejuar me koshiencë nuk do merrej vendimi për sekuestrimin e tyre. Vendimi është që para ligjit janë të gjithë të barabartë. Por edhe sistemi i drejtësisë nuk duhet të tolerojë askënd që ka përfituar në mënyrë të paligjshme”, tha Qefalia.