TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Sali Berisha akuzoi deputetët e mazhorancës që nuk kanë thënë asnjë fjalë për rezolutën e Parlamentit Europian, në të cilën thuhet se Rusia ka tentuar të destabilizojë edhe Ballkanin Perëndimor.
Sipas Berishës, është e rëndë që deputetët e Kuvendit tonë sillen si vasalë të Vuçiçit. Ai iu drejtuar më së shumti Taulant Ballës.
“Rezoluta e Parlamentit Evropian thotë se shikon me shqetësim të madh përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar vendet e Ballkanit Perëndimor e të hyjë në proceset e tyre demokratike. Shpreh keqardhje të madhe se Serbia me mos pozicionimin e saj, në bashkimin me BE ndaj sanksioneve ruse e rëndon procesin e saj në integrimin drejt BE. Tani t’ju pyes unë ju, nëse PE gjen një nen për Ballkanin Perëndimorë dhe ju vasalë të Vuçiçit nuk gjeni guximin të thoni asnjë fjalë për Ballkanin e Hapur. Çfarë jeni ju more mjeranë, skllevër që ulni kokat para një tirani që s’ka fuqinë e carit të Kremlinit po ka të njëjtën shpirt. Vendi i tij është në Hagë, për masakrat e shkaktuara. Nuk ia vlen të jap atë që meriton personalisht parafolësi, por kjo është përgjigja ime”, tha Berisha.