AKTUALITET, 7 Mars 2022, 19:22

Këlliçi: Basha hodhi para për të goditur demokratët, u turpërua në zgjedhje

Këlliçi: Basha hodhi para për të goditur demokratët,

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Belind Këlliçi, i ftuar në Syri Tv nga moderatorja Sonila Meço, komentoi rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit.

Këlliçi theksoi se Lulzim Basha u turpërua në zgjedhje, duke shtuar se dëshmoi se është një pseudo-kryetar.

“Basha u turpërua, dëshmoi se është pseudo-kryetar. Komisioni i Rithemelimit dhe Bardh Spahia nuk e lanë Shkodrën të bjerë në dorë të socialistëve. Këtë 13 përqind që ka marrë Basha, të jesh e bindur se nuk ka pasur triller pa shpikur për të gënjyer demokratët, që të bëhej dëm ndaj Shtëpisë së Lirisë.

Basha e kishte vendin e tretë të hipotekuar, e dinte se nuk fitonte, nuk kam parë që të hidhen para kundër demokratëve, në Rrogozhinë ka ndodhur ky fenomen. Basha ka hedhur para për të goditur demokratët”, deklaroi Këlliçi.