AKTUALITET, 27 Maj 2024, 21:44

"Është e zgjuar por nuk ka karizëm..."/ Fevziu për Argita Malltezin dhe "trashëgimin" e partisë: PD nuk është dyqan!

"Është e zgjuar por nuk ka karizëm..."/ Fevziu për

Në krahun e opozitën ka filluar të hidhet ideja se Argita Malltezi, mund të zëvendësojë Sali Berishën pas zgjedhjeve parlamentare, pra të "trashëgojë" PD-në. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, gazetari Blendi Fevziu tha se Malltezi është një person inteligjent, por i mungon karizma dhe për këtë arsye nuk mund të jetë lidere e suksesshme. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Fevzi, kanë filluar të thonë se doktori do të vendosë vajzën kryetare. 

Blendi Fevziu: E dëgjova, mu duk deklaratë ambige. E konsideroj të zgjuar dhe të aftë, por një prej mangësive që ka, është pak njeri i tërhequr. Njerëzit që vijnë në lidership, duhet të jenë më popullorë, alegër. Ju e dini si takohet Sali Berisha me çdo njeri...

Ylli Rakipi: Pra një Sali që vraponte dhe tani një "Sali" të tërhequr…

Blendi Fevziu: E kam thënë edhe për Bashën, mungesa e komunikimit me shoqërinë. Një politikan nga Kosova më ka thënë prokurorët janë njerëz mosbesues, Basha ka qenë jurist. Pra zanati të bën. Njerëzit politikë janë më…

Ylli Rakipi: Po si politikane nuk ka lidhje?

Blendi Fevziu: Po komunikimi.

Ylli Rakipi: Kur flasim për Monikën, nuk ka nepotizëm sepse Monika aty ka qenë. Ore po nejse, se ky mund të vinte vajzën apo të birin, më mirë se sa vuri Lulin.

Blendi Fevziu: Opozita nuk është problemi vetëm kë do të vendosë Berisha. Nuk flasim për dyqan, por për parti politike.

Ylli Rakipi: Partitë politike dhe mund të mbyllen Fevzi.

Blendi Fevziu: E ka thënë Aurel Plasari që PD mund të mbyllë qepenin.