AKTUALITET, 27 Maj 2024, 19:03

Shpërthen Dashnor Sula: Rezoluta e PS, skenar ogurzi. Synohet kontrolli i SPAK dhe GJKKO

Shpërthen Dashnor Sula: Rezoluta e PS, skenar ogurzi. Synohet kontrolli i

Deputeti Dashnor Sula ishte një nga dy deputetët e opozitës që votoi kundër rezolutës së paraqitur nga socialistët në Kuvend, ndërsa ligjvënësit opozitarë nuk morën pjesë në votim.

Sula e konsideroi rezolutën si një skenar orgurzi për të kontrolluar SPAK-un dhe GJKKO.

Ai tha se ngritja e komisionit të posaçëm synon të mbajë nën kontroll institucionet e drejtësisë, specifikisht SPAK dhe GJKKO , që po heton figurat më të larta të PS.

“Shpreh keqardhjen që në ditën e sotme ka miratuar një rezolutë duke i hapur rrugën një skenari ogurzi të pengimit të drejtësisë së pavarur, SPAK dhe GJKKO kjo është ngritja e një komisioni që do të bëjë të mundur t’i vini shkopinjtë nën rrota SPAK-ut dhe institucionet e drejtësisë së pavarur t’i mbani nën kontroll, ka depërtuar aq lart, sepse nën hetim nga SPAK janë figurat më të larta të kësaj maxhorance, kryetarë bashkie, ministra, deputetë dhe Veliaj që doni domosdoshmërisht ta mbroni, drejtuesin e SPAK do ta dërgoni aty përpara, keni ngritur këtë komision të posaçëm që të pengojë hetimin, por nuk keni për t’ja dalë”, tha Sula.