TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u pyet nga Ylli Rakipi për figurat e reja të politikës në Shqipëri. Fevziu veçoi ndër ta drejtuesin e “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, për të cilin tha se vepron siç mendon dhe jeton dhe sillet siç realisht ka bindjen.
Ylli Rakipi: Po për të rinjtë ç’mendon? Lapaj, Qori, apo edhe Agron Shehaj, sepse edhe Agroni quhet i ri.
Blendi Fevziu: Personi i vetëm që mendoj se vepron siç mendon dhe jeton dhe sillet siç realisht ka bindjen është Arlind Qori. Kam mendim krejt të kundërt me Arlindin. Mendoj se bën gabim me idenë e tij të majtizmit. Por e shoh si një njeri që është i vërtetë. Problemi më i madh në politikë, është mungesa e vërtetësisë.