TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një grup kriminal që drejtonte një rrjet restorantesh në Itali është goditur. Sipas medias italiane, janë nëntë të dyshuari, përfshirë ish-portierin e Fiorentinës dhe Napolit, G.T, 55 vjeç, tani përfaqësues ligjor i Ischia Calcio, A.B , 49 vjeç F.K dhe E.K 40 vjeç.
Tetë restorantet në qendër të Firences që u përdornin për pastrim parash u konstatuan pas një hetimi nga DDA në bashkëpunim me SPAK. Grupi përmes pastrimit të parave riinvestonte në blerjen e ambienteve të tjera. Hetuesit besojnë se grupi ka arritur të blejë 31 restorante nga viti 2012 e deri më sot, shumica në qendër të Firences, dy hotele, biznese të makinave me qira dhe prodhimit të birrës për rreth 13 milionë e gjysmë euro.
K dhe B nuk lëshonte faturat përkatëse në restorantet që administronin. Për momentin, financuesit besojnë se grupi ka shpenzuar rreth një milion e gjysmë euro cash. Drejtuesit e organizatës kriminale sipas hetuesve blenë edhe tre Ferrari, bizhuteri, shufra ari dhe diamante. Ish-portieri duhet të përgjigjet parta gjykatës edhe për fatura rreth 80 mijë euro të lëshuara nga klubi i futbollit Ischia për një klub të Napolit.