AKTUALITET, 27 Maj 2024, 21:13

Blendi Fevziu: SPAK nuk ka për mision pastrimin e politikës, duhet t’i japë zgjidhje shitblerjes së votës

Blendi Fevziu: SPAK nuk ka për mision pastrimin e politikës, duhet

Gazetari Blendi Fevziu ishte i ftuar sonte në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai u pyet nga Ylli Rakipi për punën e SPAK-ut. Fevziu tha se nuk ishte dakord me opinionin se SPAK-u duhet të bëjë pastrimin e politikës, por duhet t’i japë zgjidhje shitblerjes së votës përpara zgjedhjeve të vitit 2025

“Për pesë orë e ndoqa Dumanin te raportimi në Kuvend. Në shikim të parë ai mu duk i vendosur dhe i prerë. A ka pikëpyetje për SPAK-un? Po.

Çështja e inceneratorëve duhet qartësuar. Ne nuk e dimë nëse hetimi i inceneratorit të Tiranës është i plotë. Apo ai i kompanisë “5D”. Nga ana tjetër ka për qëndrimin e politikës. SPAK, thotë Baton Haxhiu ka mision për pastrimin e politikës. Nuk e mendoj kështu, sepse këtë e ka vota.

Te hetimi i bandave kriminale nuk ka qenë SPAK, por të huajt me përgjimet me SKY ECC dhe Encrochat. Çfarë do të bënte SPAK sikur të kishte sjellë përgjimet për politikanët?

SPAK nuk mund të bëjë pastrimin e politikës. Duhet t’i japë zgjidhje shitblerjes së votës. SPAK duhet të japë përgjigje a shiten votat, a blihen votat, a përzihen bandat?

Nëse ne hyjmë në zgjedhjet e vitit 2025 me besimin se maxhoranca i vjedh votat, nuk do të kemi stabilitet”.-tha Fevziu.