AKTUALITET, 27 Maj 2024, 17:58

Miratohet me 76 vota pro rezoluta antikorrupsion e PS, opozita bojkoton votimin. Sa vota ishin kundër

Miratohet me 76 vota pro rezoluta antikorrupsion e PS, opozita bojkoton votimin.

Pas më shumë se pesë orësh debat, Kuvendi votoi projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste “për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

Kuvendi ka miratuar me 72 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga PS për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen. Kundër votuan Agron Shehaj dhe Dashnor Sula, ndërsa deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim.

Kjo projekt-rezolutë synon të rrisë sundimin e ligjit, luftojë korrupsionin dhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.