TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet franceze kanë arrestuar një shqiptar, i cili me makinën e tij fuoristradë po transportonte 830 kuti cigare ose 160 kg duhan të prodhuar në Andorra.
Sipas mediave franceze shoferi, me kombësi shqiptare, nuk ka respektuar urdhrat e ndalimit të agjentëve. Ai është kapur pasi u ndoq nga automjeti i doganës.
Mallrat kontrabandë përfaqësojnë një vlerë prej më shumë se 80,000 euro dhe një shumë të detyrimeve të mashtruara prej rreth 70,000 euro.
Pas kapjes nga policia, shqiptari iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë dhe xhandarmërisë së Prades.