AKTUALITET, 22 Tetor 2022, 21:25

“Po ecte me shpejtësi”/ Detaje të reja mbi aksidentin në Gjirokastër, polici kufitar përveç viktimës goditi edhe dy të mitur të tjerë

“Po ecte me shpejtësi”/ Detaje të reja mbi aksidentin

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku polici kufitar i identifikuar si 24-vjeçari Estien Dine, ka goditur për vdekje një 12-vjeçar.

Mësohet se, 24-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi ndërsa viktima nuk ka qenë i vetmi i aksidentuar.

Të pranishëm kanë qenë edhe dy të mitur të tjerë të cilët kanë shpëtuar fatmirësisht vetëm me shembje në trup.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.