TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vdekja tragjike e 32-vjeçarit, Lear Kurti, në duart e policisë, ka shkaktuar revoltë te qytetarët. Sipas Policisë dhe ekspertizës mjeko-ligjore, ai ka ndërruar jetë për shkak se ka gëlltitur dy doza me kokainë nga frika e uniformave blu.
Por, veprimet dhe mosveprimet e policisë, duket se kanë ndikuar në vdekjen e 32 vjeçarit.
VoxNews ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit kur tre efektivët shoqërojnë të riun, e kapur në trotuar. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Lear Kurti ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa ndjenja, teksa efektivët mundohen ta ngrejnë. Në vend të lajmërojnë ambulancën, apo ta dërgonin menjëherë në spital ku mund të ishte shpëtuar, efektivët e kanë çuar të riun në komisariat.
Spitali i Traumës ka konfirmuar se Lear Kurti ka shkuar i vdekur në spital, teksa kanë qenë efektivët që e kanë çuar me makinën e tyre, pas shoqërimit fillimisht në komisariat.
Policia dha disa versione kontradiktore fill pas ngjarjes, duke deklaruar se i riu ka humbur jetën në spital, çka rezultoi e pavërtetë.
Video e publikuar ditën e sotme, hedh më shumë dritë mbi veprimet e efektivëve që kanë ndaluar Kurtin.