TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, tha se miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve bëhet për të goditur një nga drejtuesit e opozitës.
Ai tha se, nxjerrja e një dokumenti mbi shtetasin e identifikuar si I.M., në një kohë që po kryhej rithemelimi i Partisë së Lirisë, tregon se e gjitha ishte një luftë politike.
“E tha vetë kryeministri një pjesë e madhe e fjalimit nëse ishte apo jo I.M.
I.M. që ai pretendon e ka sjellë në pushtet në 2013 e kanë pasur një bashkëpunim të gjatë e njihen më mirë se kushdo. Autoriteti i Dosjeve nxjerr një dokument ditën kur rithemelohet një parti të bën të mendosh që bëhet për luftë politike për të goditur një nga drejtuesit e opozitës.
Pse Rama nuk ka shqetësim për personat që kanë emrin dhe janë pjesë e gjyqësorit?
Mendoj që këtë kanë menduar të shfrytëzojnë momentin për të hapur një çerek por nuk funksionon kështu me Ramës ai i keqpërdor gjithçka që merr në dorë.
Nëse bëhet lustracioni i plotë kjo është vlera. Të gjithë ata që janë përdorur për të mbajtur në këmbë një regjim kriminal, marrja e ndëshkimit është mesazh për shoqërinë. PS ende nuk dënon krimet e komunizmit nuk ndahet dot nga firma e paraardhësit të vet politik.
Luftë meskine politike. E keni parë si në publik ish të përndjekur kanë kërkuar prej vitesh dosjen e tyre në Autoritetin e dosjeve e nuk e kanë akoma. Pse mos të bëhej me një institucion të besueshëm? Të dimë së pari kush janë punëtorët e Sigurimit”, u shpreh Salianji.