AKTUALITET, 22 Tetor 2022, 13:10

Tjetërsimi i pronave, sekuestrohet toka me vlerë 8 milionë euro në Himarë, Dhërmi e Gjilekë

Tjetërsimi i pronave, sekuestrohet toka me vlerë 8 milionë euro
Bregdeti jonian

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë ekzekutuar masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 59.889 metra katror, me vlerë 8 000 000 euro, në zonat bregdetare, në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë.

Në vijim të fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Formulari”, që u zhvillua në Himarë gjatë mbrëmjes së 19 tetorit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për  K. M., 54 vjeç dhe H. M., 60 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar sipërfaqe toke, në zonën e Soronesë, Xarë.

Deri më tani, janë ekzekutuar 6 masa sigurie “Arrest në burg”, 8 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, 8 masa sigurie “Detyrim paraqitjeje” dhe janë  shpallur në kërkim 2 shtetas. 

Arrest në burg: Arqilea Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi, Denis Kokaveshi, Artur Duni, Andres Gjezo.

Arrest shtëpie: Ilia Ruçi, Spiro Leka, Dhimitri Leka, Niko Leka, Anesti Dhimojani, Angjelo Gjoka, Jani Marko
Detyrim paraqitje: Pavllo Xani, Epami Nonda Beleri, Sofia Beli, Arenusha Leka, Jani Zbogo, Mihallaq Ruci, Gjyzele Alibeaj, Antigoni Andruco, Vasilio Mëhilli.