AKTUALITET, 22 Tetor 2022, 16:19

Dyshohet se kanë përfituar përmes korrupsionit dhe falsifikimit, dy biznesmenë në hetim për "Tokat e Bufit"

Dyshohet se kanë përfituar përmes korrupsionit dhe falsifikimit,

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për dy biznesmenë nga Delvina, Kastriot Metaj dhe Hektor Myftari, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar sipërfaqe toke, në zonën e Soronesë, Xarë.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturat “Tokat e Bufit”, të cilat i pretendojnë 45 familje të zonës si kompensim për tokat e përmbytura. Në fakt këto familje kanë marrë premtim nga pushtetarë lokale e qendrore për t’u kompensuar në 140 ha tokë të lirë, por kjo ka mbetur ende në letra gjysmake.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit K. M., 54 vjeç dhe H. M., 60 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve, kanë përfituar sipërfaqe toke, në zonën e Soronesë, Xarë”,  thuhet në një njoftim të policisë.

Nga ana e tyre, Metaj dhe Myftari janë dy biznesmenë nga Delvina, pretendojnë se e kanë siguruar këtë pronë në mënyrë të ligjshme.