TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arjan dhe Vilma Konomi, çifti që u aksidentua duke kaluar në vizat e bardha në “Rrugën e Kavajës” kanë lënë spitalin, fiks një muaj nga ngjarja.
Burime nga Spitali i “Traumës” bënë me dije për News 24 se gjendja e tyre është më e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë se autor i aksidentit është 39-vjeçari Ajas Sulejmani.
Ai u largua nga vendi i ngjarjes fill pas përplasjes, por u arrestua më vonë në një klinikë private.
Suljemani justifikoi largimin duke thënë se e bëri për vajzën e tij të vogël, që ndodhej me të në momentin që ndodhi aksidenti.
Gjithashtu, në momentin që ndodhi përplasja bashkë me çiftin ishte dhe vajza e tyre 3-muajshe. Për fat të mirë vogëlushja shpëtoi mrekullisht pa lëndime.