TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rrëzohet kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi se në 31 maj u mblodh Konferenca e Kryetarëve në të cilën u rrëzua kjo kërkesë.
Edhe gjatë një votimi në fillim të seancës plenare, është rrëzuar kjo kërkesë.
Ky vendim ka sjellë reagimin e deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili u shpreh se kjo është bërë në kundërshtim të rregullores së Kuvendit.
Nikolla: Më 31 maj 2022, u mblodh konferenca e kryetarëve dhe u vendos për të mos miratuar një kërkesë të Alibeajt për të ngritur një komision të posaçëm për investimet strategjike.
Alibeaj: Kërkesa të tilla befas që fusni ju janë jashtë rregullores. Ju e vendosët ta fusni sot. Sipas rregullores, ai vendim duhet të debatohet, diskutohet. Për këtë arsye në rendin e ditës të dalë dje, kjo nuk ishte. Kërkesa ime është që kjo çështje të ketë kohën e duhur për ta diskutuar nga seanca plenare nga të gjithë deputetët. Kalimi në mënyrë të fshehtë nuk ju bën nder as ju dhe as parlamentit.