AKTUALITET, 23 Prill 2025, 18:38

“Aleancë në veprim”/ Garda e Nju-Xhersit dhe kadetët shqiptarë bashkohen në një stërvitje unike

“Aleancë në veprim”/ Garda e Nju-Xhersit dhe kadetët

Në Rreth-Greth u zhvillua një stërvitje e veçantë që solli krah për krah kadetët e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit. E pranishme në aktivitet ishte edhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, znj. Nancy VanHorn.

Ky trajnim shënon vitin e katërt të një bashkëpunimi të suksesshëm, i cili synon forcimin e aftësive drejtuese të oficerëve të rinj përmes shkëmbimit të përvojave ushtarake dhe ndërtimit të partneritetit mes dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA nënvizoi se Shtetet e Bashkuara janë krenare që stërviten me Shqipërinë, aleaten e tyre të NATO-s, duke theksuar rëndësinë e partneritetit mbi 20-vjeçar ndërmjet Gardës së Nju-Xhersit dhe Forcave të Armatosura shqiptare.

“Aleancë në veprim”/ Garda e Nju-Xhersit dhe kadetët“Aleancë në veprim”/ Garda e Nju-Xhersit dhe kadetët