AKTUALITET, 29 Dhjetor 2025, 13:17

Detaje të reja/ Shpërthimi i fuqishëm në Shkodër, mbërrijnë në vendngjarje forcat speciale Antieksploziv! Dyshohet për tritol

Detaje të reja/ Shpërthimi i fuqishëm në Shkodër,

Forcat speciale Antieksploziv të ekipit të RENEA-s kanë bërritur në lagjen “Manush Alimani” në Shkodër ku dhe ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm ku viktimë mbeti 67-vjeçari Hysni Ymeri.

Deri më tani dyshimet janë se shpërthimi i fuqishëm ndodhi nga një tritol dhe se mund të ketë qenë një atentat i planifikuar, por ende nuk ka dijeni se kush mund të ketë qenë shënjestër reale.

Njësia anti-eksploziv e nisur nga Tirana do të caktojë dhe llojin e lëndës plasëse, si dhe nëse kemi të bëjmë më shpërthim të telekomanduar, pra shpërthim në distancë përmes permes telekomandes!