AKTUALITET, 22 September 2026, 09:56

'Arrest shtëpie'/ GJKKO firmosi masë sigurie me kërkesë të SPAK, ja për çfarë dyshohet drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) firmosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.

Vlora Hyseni dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e sotme nga SPAK, ajo nuk është gjetur në banesë.

Hyseni ndodhet në Baku të Azerbaxhanit, në një konferencë me 82 shefash shërbimesh Informative nga bota.

Po ashtu, krahas masës “arrest në shtëpi”, ajo është pezulluar edhe nga detyra. Në kuadër të operacionit, u kryen kontrolle edhe në banesën e ish kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Bëhet fjalë për një operacion që është ende në zhvillim e sipër, ndërsa raportohet edhe për zyrtarë të tjerë të përfshirë.