AKTUALITET, 29 Dhjetor 2025, 11:00

Zgjedhjet/ Rama uron Kurtin për fitoren: Mandati i konfirmuar të kthehet në sukses për Kosovën e marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona

Zgjedhjet/ Rama uron Kurtin për fitoren: Mandati i konfirmuar të

Kryeministri Edi Rama ka uruar Albin Kurtin për fitoren që shënoi partia e tij në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën një ditë më parë në Kosovë.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, ka shkruar Rama.