TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Dibër janë regjistruar dy aksidente rrugore nën efektin e alkoolit, ku një 23-vjeçar nga Klosi u arrestua pasi humbi kontrollin e automjetit në “Kthesën e Cërujës”, duke plagosur edhe një pasagjer, dhe një 60-vjeçar nga Bulqiza u procedua penalisht pasi doli nga rruga me motomjetin e tij. Të tre të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet procedurale për të dy rastet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 23 vjeç, banues në Klos, pasi në vendin e quajtur “Kthesa e Cërujës”, teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 23-vjeçari dhe një pasagjer, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Po nga këto shërbime, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 60 vjeç, banues në Bulqizë, pasi teksa drejtonte motomjetin e tij nën efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka mbetur i lënduar 60-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.