TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protestuesit kanë qëlluar me vezë godinën e bashkisë Vlorë dhe punonjësit e policisë.
Pas kësaj i janë drejtuar rrugës kryesore duke e bllokuar. Bëhet fjalë për rrugën qendrore të Vlorës me Spitalin Rajonal.
Ata i janë drejtuar qendrës së qytetit duke bllokuar këtë kryqëzim të rëndësishëm, duke shkaktuar kështu trafik.
Një ditë pasi u futën me forcë në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, ku po zhvillohej mbrëmja gala për festat e fundvitit dhe pas premtimeve të dhëna një natë më parë se situata do t’i kthehet normalitetit, qytetarët e Vlorës janë detyruar sërish që mëngjesin e sotëm të mbushin ujë me bidona.
Disa prej tyre kanë shkuar të mbushin ujë, dhe disa të tjerë ashtu sikurse paralajmëruan një ditë më parë janë mbledhur për të protestuar jashtë ambienteve të Bashkisë së Vlorës.
Protestuesit kanë tentuar që të futen me forcë brenda ambienteve të Bashkisë, teksa kordon janë vendosur efektivët e policisë.
Banorët e revoltuar kërkojnë të hyjnë në bashki me bidona në duar, duke sharë dhe ofenduar.
“Duam ujë o maskarenj o të degjeneruar, pa ujë nuk ka jetë. Kemi 5 ditë pa ujë. Po zihemi me fëmijët. Duan të lahen. Po vjen 2026 dhe ne jemi pa ujë, t’u vijë turp makarenj. Ju kemi zgjedhur me vota. I paçit haram votat tona. Ngrihuni si në 1997”, shprehen ata.