AKTUALITET, 29 Dhjetor 2025, 12:07

Reagimi/ Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me boksin e matësve të energjisë

Reagimi/ Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE:

67-vjeçari, Hysni Imeri humbu jetën paraditen e sotme pas një shpërthimi në hyrjen e pallatit ku banonte.

Fillimisht u raportua se shkak u bë shpërthimi i panelit të matësve të energjisë elektrike, mirëpo në një reagim zyrat, OSHEE, ‘nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësve në pallat’.

“Në lidhje me ngjarjen në Shkodër, sipas informacioneve paraprake, informojmë se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matëseve në pallat.”, thotë OSHEE.

“Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.

Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e rrethanave, identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për përcaktimin e shkakut të shpërthimit të matësave elektrikë.“, thuhet në njoftimin e policisë.