AKTUALITET, 29 Dhjetor 2025, 10:40

Aksidenti/ Shpërthen kutia elektrike e sahateve në një pallat në Shkodër, dëmtohet punonjësi i OSHEE-së

Aksidenti/ Shpërthen kutia elektrike e sahateve në një pallat

Një person është plagosur si pasojë e shpërthimit të kutisë elektrike në një pallat në Perash të Shkodrës.

I lënduar ka mbetur një punonjës i OSHEE-së, i cili sapo ka hapur kutinë për të lexuar matësin elektrik ka ndodhur shpërthimi.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur sapo ka hapur boksin për të lexuar matësin elektrik.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.