TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditët e fundit të këtij viti kanë sjellë një lajm të zi për sportin e Basketbollit dhe Dinamos, pasi ish-basketbollisti Enea Andrea ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur dhe parakohshme, në moshën 54-vjeçare.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një palestër sportive gjatë orarit që ai ushtrohej, por që këtë gjerë shkoi për të mos u kthyer më. Rreth 7 vite më pare ai kaloi një problem me zemrën pas të cilit u rikthye në formën optimale fizike dhe që prej asaj periudhe ushtrohej çdo ditë.
Një lajm i hidhur për sportin e Basketbollit dhe median shqiptare ku ai prej disa vitesh kryente edhe rolin e specialistit në komentet televizive të basketbollit amerikan NBA dhe jo vetëm.
Enea Andrea është gjithashtu vëllai binjak i aktores të njohur shqiptare Ema Andrea. Ai luajti për shumë vite basketboll si pjesë e ekipit të Dinamos dhe ekipit kombëtar.
Si basketbollist, Enea ka luajtur me ekipin e Dinamos rreth viteve 2005, ndërsa gazetarinë dhe komentimin e nisi më vonë. Ai ka komentuar pikërisht ndeshjet të basketbollit, NBA dhe Euroligës.
